Ndërlidhjet

logo-print

29 "terroristë" të arrestuar në Kinë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Kina ka arrestuar 29 persona në atë që e quan operacion kundër terrorizmit në rajonin veriperëndimor të Xinjang.

Rrjeti zyrtar në internet i lajmeve të këtij rajoni ka raportuar më 5 qershor se personat e arrestuar akuzohen për krime që përfshinë nxitjen e separatizmit dhe organizimin e bandave për të penguar rregullin shoqëror.

Arrestimet kanë ndodhur pas sulmeve vdekjeprurëse për të cilat u fajësuan ekstremistët mysliman.

Pekini zyrtar thotë se sulmuesit janë ekstremistë fetar të afërt me grupet terroriste jashtë vendit, por duke ofruar pak dëshmi që e mbështesin këtë pohim.

Aktivistët pjesë e popullatës ujgure thonë se problemet janë nxitur nga fyerjet kundër të ardhurave të komunitetit shumicë Han dhe diskriminimit zyrtar.
XS
SM
MD
LG