Ndërlidhjet

Vriten tre policë në Kanada


Toronto, Kanada (Arkiv)
Toronto, Kanada (Arkiv)
Tre policë janë vrarë dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë një sulmi me armë që ka ndodhur në pjesën lindore të Kanadasë.

Policia e krahinës së New Brunswick, ka thënë se oficerët janë qëlluar natën e 4 qershorit pasi i janë përgjigjur thirrjeve që njoftonin se një person i veshur me uniformë ushtarake është i armatosur.

Policia njofton se ata po kërkonin një 24 vjeçar të dyshuar me emrin, Justin Bourque.

Policia iu ka thënë banorëve në Moncton, ku ka ndodhur incidenti, që të qëndrojnë brenda shtëpive me dyer të mbyllura.

Vrasja e fundit e policëve kanadezë ka ndodhur në krahinën e Albertas në vitin 2005, kur një person i armatosur vrau katër policë të këtij shteti.
XS
SM
MD
LG