Ndërlidhjet

Merkel e Hollande me qëndrim të njejtë për Ukrainën


Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Francoise Hollande (Arkiv)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Francoise Hollande (Arkiv)

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francoise Hollande, kanë mbajtur konferencë me gazetarë pas një darke punë të shtatë vendeve më të industrializuara që e kanë pasur në Bruksel.

Ky takim thuhet se është fokusuar në krizën e Ukrainës.

"Ne e kemi bërë të qartë në bisedimet me presidentin e ardhshëm të Ukrainës, por edhe në takimet tona me presidentin Putin, që do të mbahen në margjinat e komemoracionit në Normandi, ne do të dërgojmë mesazh të përbashkët, njejtë siç ka bërë G7-a gjatë muajve të fundit. Ne gjithëmonë kemi pasur një qëndrim të përbashkët për Ukrainën dhe ky qëndrim është që tani për Rusinë është e rëndësishme të bëj pjesën që i takon për të stabilizuar situatën dhe të mos lejoj eskalimin e mëtutjeshëm të situatës”, ka thënë Merkel.

"Nëse nuk do të shohim progres në çështjet që duhet t’i zgjidhim ka mundësi të vendosen sanksione të reja, pra të fazës së ashtuquajtur të tretë të sanksioneve që momentalisht e kemi si opsion, sepse ne nuk mund të lejojmë destabilizim të mëtutjeshëm në Ukrainë”, ka thënë nën anën tjetër presidenti francez, Hollande.
XS
SM
MD
LG