Ndërlidhjet

logo-print

Izraeli ndërton shtëpi të reja në Bregun Perëndimor


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shteti i Izraelit po planifikon që të ndërtojë më shumë se 1000 shtëpi të reja në Bregun Perëndimor.

Radio e Izraelit ka raportuar më 5 qershor se qeveria e këtij vendi planifikon shpalljen e një tenderi të ri për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët hebre në tokën që palestinezët pretendojnë ta ndërtojnë shtetin e tyre në të ardhmen.

Zyrtarët izraelit nuk e kanë komentuar këtë raport ende.

Lajmi pason formimin e krijimit të qeverisë plestineze të unitetit që përfshinë edhe islamistët e Hamasit që e kundërshtojnë ekzistimin e Izraelit.

Më 2 qershor, presidenti i autoritetit palestinez, Mahmud Abbas e ka betuar qeverinë e re.

SHBA-të kanë thënë se planifikojnë që të bashkëpunojnë me administratën e cila u ngrit në saje të marrëveshjes së pajtimit, deklaratë kjo që nxiti Izraelin të shpreh zhgënjimin e saj të madh.
XS
SM
MD
LG