Ndërlidhjet

Apel për lirimin e pengjeve civile të talibanëve


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Familjet e një çifti perëndimor që u zhdukën në Afganistan në vitin 2012 i kanë publikuar dy video të shkurtëra që ata thonë se i kanë marr nga çifti vitin e kaluar.

Në video, qytetari kanadez, Joshua Boyle dhe bashkëshortja e tij, Caitlan Coleman, kanë apeluar te qeveria amerikane që t’i lirojë ata dhe djalin e tyre të vogël nga talibanët.

Coleman ka qenë shtatëzënë kur ajo dhe Boyle vendosën të udhëtojnë nëpër Azinë Qëndrore. Në emailin e tyre të fundit, të dërguar më 8 tetor të vitit 2012, ata thonin se kanë hyrë në një zonë të pasigurt të Afganistanit.

Familjet kanë vendosur që ta bëjnë publike videon pas lirimit të ushtarit amerikan, Bowe Bergdahl i cili u lirua nga talibanët në këmbëm të lirmit të pesë pjesëtarëve të tyre nga Guantanamo.

Familjet thanë se ata janë të zhgënjyer që pjesëratë e familjeve të tyre nuk ishin pjesë të kësaj marrëveshjeje.
XS
SM
MD
LG