Ndërlidhjet

Serbët e veriut marrin pjesë në zgjedhje


Veri...
Veri...
Serbët e veriut të Kosovës do t’i përgjigjen thirrjes së qeverisë serbe që të dalin në zgjedhjet parlamentare më 8 qershor në Kosovë, “për të kontribuuar në betejën për realizimin e interesave nacionale dhe shtetërore të Serbisë”, u tha të mërkurën mbrëma në Beograd, pas takimit ndërmjet zyrtarëve serbë dhe kryetarëve të katër komunave të veriut të Kosovës.

Agjencitë serbe të informimit njoftojnë se takimi është zhvilluar ndërmjet kryetarit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kryetarit të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, atij të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, të Zveçanit, Vuçina Jankoviq dhe kryetarit të Zubin Potokut, Stevan Vulloviq.

"Pjesëmarrja në këto zgjedhje është një formë e betejës politike, e përshtatur me rrethanat, kurse mbështetja për përfaqësuesit serb dhe për Serbinë, ëshë detyrim patriotik i secilit qytetar të Serbisë në rajonin e krahinës”, thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit.

Përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë ishin kërcënuar me bojkotim të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, të cilat mbahen të dielën më 8 qershor, duke kundërshtuar simbolet e shtetësisë së Kosovës në fletëvotime dhe material zgjedhor.

"Duke punuar në institucionet e përkohshme qeveriësëse dhe me vazhdimin e bisedimeve do t’i largojmë çdo ditë e më shumë separatistët në Prishtinë që të realizojnë synimet e tyre, kurse pozicionin tonë të negociimit do ta fuqizojmë gjithnjë e më shumë”, citohen të kenë thënë pjesëmarrësit në takim. (a.v.)
XS
SM
MD
LG