Ndërlidhjet

logo-print

Putin në Francë, nuk do të shmangë asnjë takim


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë drejt Francës ku do të takohet me homologun francez, Francoise Hollande, para nisjes së ceremonive që shënojnë 70 vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Këshilltari për politikë të jashtme i Putinit, Yuri Ushakov, ka thënë se lideri rus do të takohet më Hollande më 5 qershor për të diskutuar disa çështje, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë.

Ushakov ka thënë se Putin do të ketë takime të ndara në të njejtin vend edhe me kryeministrin britanik, David Cameron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Ushakov ka thënë se nuk ka të planifikuar ndonjë takim kokë më kokë me presidentin amerikan, Barack Obama.

Mirëpo, gjatë një interviste dhënë një radio franceze, Putin ka thënë se nuk do t’i shmanget takimit me asnjë prej liderve që do të marrin pjesë në ngjarjet në Normandi, duke përfshirë edhe presidentin e sapo zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko.

Kjo është vizita e parë e Putinit në një vend perëndimor prej aneksimit të Krimesë që i bëri Rusia.
XS
SM
MD
LG