Ndërlidhjet

Messi ende në kërkim të golit për kombëtaren e tij


Lionel Messi (Arkiv)
Lionel Messi (Arkiv)
Lionel Messi sërish nuk ka shënur për ekipin e kombëtares së Argjentinës në përballjen e kësaj të fundit me Trinidad dhe Tobago.

Ndëshja e zhvilluar të premtën përfundoi me rezultat 3:0 në të mirë të Argjentinës.

Messi ka humbur disa mundësi në pjesën e parë.

Ndonëse i adhuruar tejmase si lojtarë i ekipit të Barcelonës, Messi ende e ka të shënuar vetëm një gol për ekipin e kombëtares së tij në dy Kupa Botërore, gol që e shënoj në fitoren 6:0 kundër Serbisë dhe Malit të Zi në Gjermani.

Në pesë ndeshjet që i ka zhvilluar Argjentina në Kupën Botërore në Afrikën e Jugut në vitin 2010, Messi nuk ka shënuar asnjë gol.
XS
SM
MD
LG