Ndërlidhjet

Vriten katër persona që hiqnin minën e talibanëve


Ilustrim
Ilustrim
Një shef policor dhe tre oficerë janë vrarë derisa ishin duke e deakitivizuar një mjet shpërthyes në afërsi të një rruge në pjesën juglindore të Afganistanit.

Sipas zyrtarëve shtetëror, mina ishte vendosur nga talibanët.

Të pesë personat që e pëbënin ekipin e kanë deakitivizuar me sukses minën, por një tjetër mjet eksploziv ka shpërthyer derisa hiqej mina e mësipërme.

Polici i pestë që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes, është lënduar dhe është dërguar në spital.

Në një incident tjetër, persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një automjeti që bartte personelin e ushtrisë afgane në qytetin perëndimor të Heratit, duke vrarë dy oficerë dhe lënduar tre të tjerë.
XS
SM
MD
LG