Ndërlidhjet

Zgjedhjet e ndershme janë tejët të rëndësishme


Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe Përfaqësuesi Special i BE-së pë Kosovë, Samuel Zhbogar
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku dhe Përfaqësuesi Special i BE-së pë Kosovë, Samuel Zhbogar
“Zgjedhjet e lira dhe demokratike vendimtare për rrugën e Kosovës në Bashkimin Evropian” është qëndrimi që është mbajtur nga Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, dhe ministrja në largim për integrime evropiane, Vlora Çitaku.

Sipas një komunikate dërguar mediave nga Ministria për Integrime Evropiane thuhet se gjatë takimit Zhbogar – Çitaku, “theksë të veçantë ju kushtua mbarëvajtjes së zgjedhjeve” të 8 qershorit.

Të dy zyrtarët janë pajtuar që një proces i rregullt e afron Kosovën edhe më shumë me Brukselin.

“Zhbogar shprehu qëndrimin se zgjedhjet duhet të jenë të drejta, të lira dhe të ndershme dhe të kenë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve dhe, njëkohësisht premtoj angazhim maksimal të monitoruesve evropian”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
XS
SM
MD
LG