Ndërlidhjet

Rusi: Ndalohet aktivistja e lirisë së mediave


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një aktiviste e njohur ruse për liri të medias është duke u mbajtur nga policia në aeroportin e Shën Peterburgut pasi është ndaluar rrugës për në SHBA.

Anna Sharogradskaya, 73 vjeçare, është Drejtoreshë e Institutit Rajonal të Medias së shkruar në Shën Peterburg.

Ajo ishte e ftuar që të mbaj disa ligjerata në Universitetin e Indianas në SHBA, njejtë siç ka bërë për 20 vitet e fundit.

Policia e ndalojë atë në aeroportin e këtij qyteti, dhe ja konfiskoi llaptopin.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë derisa po mbahet në aeroport, Sharodgradskaya ka deklaruar se asaj i është thënë se disa oficerë të shërbimit të inteligjencës ruse, Shërbimi i Sigurisë Federale, duan të flasin me të.

Ajo i ka thënë Radios Evropa e Lirë se situata e saj mund të jetë e lidhur me kërkesën e saj drejtuar gjykatës së Shën Peterburgut që të shpallë ilegal vendimin e një prokurori vendas për kontrollimin e aktiviteteve të organizatës së saj.

OJQ-të në Rusi që marrin fonde nga jashtë janë nën presion të vazhdueshëm pas miratimit të një ligji në vitin 2012 që kërkon nga ata të regjistrohen në Ministri të Drejtësisë si “agjentë të huaj”.
XS
SM
MD
LG