Ndërlidhjet

Gjendet trup i pajetë në rrotën e një aeroplani


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia kufitare holandeze ka njoftuar se kanë gjetur një trup të pajetë në vendin ku gjendet rrota e një aeroplani të kompanisë KLM në aeroportin e Amsterdamit.

Zëdhënësi Richard Haarman, ka thënë se aeroplani ka zbritur në tokën holandeze mëngjesin e së enjtës ndërsa incidenti po hetohet.

Një televizion lokal ka raportuar se aeroplani ka ardhur nga Norvegjia.

Në muajin prill, një imigrant somalez 15 vjeçar i ka mbijetuar një fluturimi 5 orë e gjysmë nga San Hose i Kalifornisë deri në Haëai, duke qendruar brenda kutisë ku vendosen rrotat e aeroplanit.
XS
SM
MD
LG