Ndërlidhjet

Rusia do marr pjesë në inaugurimin e Poroshenkos


Presidenti i zgjedhur, Petro Poroshenko (Arkiv)

Presidenti i zgjedhur, Petro Poroshenko (Arkiv)

Rusia ka njoftuar se do të jetë e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri ukrainas, Petro Poroshenko, më 7 qershor.

Ambasadori i Ruisë në Kievë, Mikhael Zurabov do ta përfaqësoj Rusinë, i cili me këtë rast edhe do të kthehet në kryeqytetin ukrainas.

Ambasadori rus ishte tërhequr në Moskë pas largimit nga pushteti të ish presidentit, Viktor Yanukoviq.

Ambasadori rus do marr pjesë vetëm në inaugurim, por jo në koktejin e rastit më pas.
20 liderë botërorë do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Poroshenkos, duke përfshirë zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, presidentin e BE-së, Herman van Rompuy etj.

Rusia nuk e ka njohur zyrtarisht zgjedhjen e Poroshenkos, por ka dhënë shenja se është e gatshme për bashkëpunim me lidershipin e ri ukraianas.
XS
SM
MD
LG