Ndërlidhjet

logo-print

BQE zvogëlon normën e interesit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Banka Qëndrore Evropiane ka prerë dy normat bazë të interesit si përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të evituar diflacionin në eurozonë.

Autoriteti monetar për 18 vende që e përdorin euron ka zvogëluar nivelin e normën e depozitit për herë të parë më 5 qershor, duke e vendosur normën prej -0.1 % me shpresën se do t’i nxisë bankat që të japin para hua në vend që të grumbullojnë.

BQE ka ulur kurifin e interesit prej 0.25 në 0.15 përqind.

Banka me bazë në Frankfurt është e shqetësuar se rritja dhe dhënia hua e parave prej bankave është e dobët, dhe potencialisht mund ta rrezikojë përmirësimin në eurozonën e brishtë.

Ekonomia në eurozonë është duke u rritur ngadal, inflacioni ka rënë për 0.5 përqind muajin e kaluar ndërsa papunësia ka arrirut në 12 përqind.

Euro ka rënë në nivelin më të vogël prej katër muajsh ndërsa bursa evropiane është arritur pas njoftimit të mësipërm.
XS
SM
MD
LG