Ndërlidhjet

Sulme me shumë viktima në Irak


Qyteti i Samarras, Irak (Arkiv)

Qyteti i Samarras, Irak (Arkiv)

Qyteti qëndror irakian i Samarras është sulmuar nga militantët që kanë lidhje me Al Kaidën në një sulm masiv që ka shkaktuar shumë viktima.

Luftëtarët me armatim të rëndë raportohet se ishin ndarë në disa drejtime dhe kanë okupuar disa lagje në Samarra, rreth 125 km larg prej Bagdadit.

Dëshmitarët kanë thënë se trupat shiheshin nëpër tokë ndërsa të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.

Helikopterë të ushtrisë së Irakut janë parë duke sulmuar pozitat e militantëve në këtë qytet.

Samarra, qytet me 350 mijë banorë, është vendi ku gjendet edhe Xhamia e Artë, një nga vendet më të shenjta të myslimanëve shiit.

Xhamia është vendi ku gjenden edhe varret e dy prej 12 imamëve shiit.

Militantët që kanë lidhje me Al Kaidën janë myslimanë sunni.
XS
SM
MD
LG