Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Rusia vazhdon të ketë përgjegjësi lidhur me Ukrainën


Barack Obama (djathtas) dhe David Cameron gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Barack Obama (djathtas) dhe David Cameron gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Rusia ka përgjegjësi lidhur me militantët në Ukrainë.

“Duke pasur parasysh ndikimin e saj ndaj militantëve në Ukrainë, Rusia vazhdon të ketë përgjegjësi për t’i bindur ata që ta përfundojnë dhunën, t’i ulin armët e tyre dhe të hyjnë në dialog me qeverinë e Ukrainës”, tha Barack Obama, në një konferencë për shtyp sot në Bruksel, së bashku me kryeministrin britanik, David Cameron.

Presidetni Obama ka kërkuar që Moska të angazhohet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko. Sipas tij, inaugurimi i Poroshenkos paraqet rast të cilin Rusia duhet ta shfrytëzoj.

Nga ana tjetër, kryeministri Cameron tha se destabilizimi i pjesës lindore të Ukrainës duhet të ndalet.

“Status kuoja është e papranushme. Destabilizimi i vazhdueshëm i Ukrainës duhet të ndalet. Presidenti Putin duhet ta njohë legjitimitetin e zgjedhjes së presidentit Poroshenko, ai duhet ta ndalë kalimin e armatimit nëpër kufi në Ukrainë, ai duhet ta ndalë mbështetjen ruse për grupet separatiste. Nëse këto gjëra nuk ndodhin, atëherë sanksione sektoriale do të imponohen”, tha David Cameron.
XS
SM
MD
LG