Ndërlidhjet

Rusi: Rritje e ndjenjës antiamerikane


Në hulumtim i opinionit ka treguaar se në Rusi janë rritur ndejnjat antiamerikane duke e arritur pikën më të lartë prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991.

Ky hulumtim i opinionit është publikuar sot në Moskë nga Qendra Levada.

41% e të anketuarve thanë se opinioni i tyre për Shtetet e Bashkuara është “përgjithësisht negativ”, ndërsa 31% thanë se është “shumë negativ”.

Në një hulumtim të ngjashëm në vitin 1991, 4% e të anketuarve e kishin përshkruar mendimin e tyre për Shtetet e Bashkuara si “përgjithësisht negativ”, ndërsa 2% si “shumë negativ”.

Muajin e kaluar, Qendra Levada e ka publikuar një hulumtim , ku shihet se opinioni i rusëve për Bashkimin Evropian, poashtu, është përkeqësuar gjatë 20 viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG