Ndërlidhjet

Shqipëri: Përfundoi greva e urisë e të përjashtuarve nga puna


Pamje nga Tirana
Pamje nga Tirana
Një grup prej 17 vetësh, të cilët ishin përjashtuar nga puna në shërbimin publik në Shqipëri, e kanë përfunduar sot grevën e urisë.

Ata konsideronin se përjashtimi i tyre nga puna ishte i motivuar politikisht.

Zëdhënësja e grupit të atyre që bënin grevë urie, Nertila Qafzezi, tha se vendimi për përfundim të grevës ishte bërë për shkaqe shëndetësore. Disa prej pjesëmarrësve ishin dërguar në spital gjatë grevës.

Ata kanë bërë grevë para zyrës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Zëdhënësja Qafzezi tha se greva ka arritur ta ngrisë vëmendjen e opinionit lidhur me ankesat e tyre.

Protestuesit pretendojnë se qeveria e udhëhequr nga Partia Socialiste e Shqipërisë i ka përjashtuar ata, meqë ata e kanë mbështetur Partinë Demokratike opozitare. Ata kanë kërkuar që të kthehen në vendet e tyre të punës, raporton AP nga Tirana.

Partia Demokratike e ka akuzuar qeverinë për përjashtimin e 7 mijë punëtorëve në sektorin publik.

Qeveria e kundërshton këtë shifër, duke thënë se vetëm 400 vetë janë ankuar zyrtarisht për shkarkim jokorrekt.
XS
SM
MD
LG