Ndërlidhjet

Rusi: Ministri Lavrov e viziton Serbinë


Sergei Lavrov (majtas) dhe Alexandr Lukashevich

Sergei Lavrov (majtas) dhe Alexandr Lukashevich

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 16 dhe 17 të këtij muaji do ta vizitoj Serbinë, me ç’rast do të takohet me presidentin Tomisllav Nikolliq, me kryeministrin Aleksandar Vuçiq, dhe me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Kontakti i ardhshëm do të mundësoj këmbim të gjërë të mendimeve për aspektet themelore të marrëdhënieve bilaterale, për rrjedhën e realizimit të detyrave të vendosura dhe do të mundësoj vënien e pikave të reja orientuese”, tha sot në Moskë, Alexandr Lukashevich, nga Ministria e jashtme e Rusisë.

“Vëmendje e veçant do t’i kushtohet zgjerimit të bashkëpunimit politik në frymën e Deklaratës për partneritetin strategjik ndërmjet Rusisë dhe Serbisë”, tha Lukashevich.
XS
SM
MD
LG