Ndërlidhjet

Irak: Ushtria e ka marrë kontrollin në Samara


Pamje nga Samarra në Irak

Pamje nga Samarra në Irak

Zyrtarët e sigurisë në Irak thonë se ushtria e ka marrë kontrollin në qytetin qendror Samara, pasi militantët e ndërlidhur me al-Kaidën , sot më herët gjatë ditës i kishin okupuar disa pjesë të këtij qyteti.

Raportohet se një duzinë e militantëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant janë vrarë gjatë luftimeve.

Në Samara, qytet me afro 350 mijë banorë, ndodhet Xhamia e Artë, njëri nga objektet fetare më të shenjta të myslimanëve shiitë.

Militantët e ndërlidhur me al-Kaidën janë sunitë.
XS
SM
MD
LG