Ndërlidhjet

Ukrainë: Klitschko u inaugurua në postin e prefektit të Kievit


VItali Klitschko gjatë inaugurimit të tij

VItali Klitschko gjatë inaugurimit të tij

Vitali Klitschko është inaguruar sot në postin e prefektit të kryeqytetit Kiev në Ukrainë.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e qytetit, Klitschko, ish-kampion botëror në boks, ka premtuar “tolerancë zero për korrupsion”.

Gjatë protestave për Bashkimin Evropian, të cilat çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm të Ukrainës, Viktor Yanukovich, në muajin shkurt të këtij viti, Klitschko, që është lider i patisë UDAR (Goditja), u paraqit si njëri nga liderët me ndikim në Ukrainë.

Në zgjedhjet për prefekt të Kievit, që u mbajtën të njejtën ditë me zgjedhjet presidenciale, më 25 maj, ai fitoi afro 57% të votave.
XS
SM
MD
LG