Ndërlidhjet

Francë: Shpresa për zbutje lidhur me Ukrainën


Foto e vitit 6 qershor 1944 ku shihen ushtarët amerikanë që posa kishin arritur në Normandi të Francës
Foto e vitit 6 qershor 1944 ku shihen ushtarët amerikanë që posa kishin arritur në Normandi të Francës
Liderët botërorë tashmë po mblidhen në Normandi të Francës, për ceremonitë e sotme të shënimit të 70 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate.

Me pjesëmarrjen e presidentit francez, Francois Hollande, pastaj të presidentit amerikan, Barack Obama, atij rus, Vladimir Putin, dhe shefave të shteteve ose të qeverive të Gjermanisë, Britanisë, Kanadasë e vendeve të tjera, ekziston një shpresë për zbutje të tensioneve lidhur me krizën e Ukrainës.

Raportohet se presidenti francez Hollande do të përpiqet që Putini të përshëndetet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, me shtërngim të duarve, në margjina të ceremonive, që do të ishte hapi i parë kah ulja e tensioneve.

Dje në Bruksel, grupi G7 i ka tërhequr vërejtjen Putinit se sektorë të tërë të ekonomisë së Rusisë, do të jenë në shënjestër të sanksioneve të zgjeruara, nëse Putini nuk i përfundon aksionet “destabilizuese” në pjesën lindore të Ukrainës.

Ky grup, poashtu, ka kërkuar që Putini ta njohë zgjedhjen e Poroshenkos në postin e presidentit të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG