Ndërlidhjet

Obama: Nuk do të kërkoj falje për marrëveshjen me talibanët


Pamje nga lirimi i ushtarit amerikan Bowe Bergdahl (i veshur me të bardha) nga talibanët

Pamje nga lirimi i ushtarit amerikan Bowe Bergdahl (i veshur me të bardha) nga talibanët

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se nuk do të kërkoj falje për marrëveshjen me talibanët për lirimin e ushtarit që mbahej nga militantët në Afganistan, megjithë kritikat e ashpra nga politikanët në Uashington.

Disa anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara e kanë shtruar pyetjen se nëse transferi në Katar i pesë të burgosurve talibanë nga burgu amerikan në Guantanamo Bay në Kubë, në këmbim për lirimin e ushtarit, Bowe Bergdahl, ishte legal.

Disa këmbëngulin se Shtëpia e Bardhë është dashur paraprakisht ta informoj Kongresin për këtë marrëveshje.

Por, presidenti Obama, duke folur dje në Bruksel, theksoi se ishte detyrë e tij që ta kthejë ushtarin Bergdahl në shtëpi.

Ai mëtutje tha se Shtëpia e Bardhë ka vepruar shpejtë dhe në mënyrë të heshtur për këtë marrëveshje, pasi kishte informacione se jeta e ushtarit Bergdahl do të mund të ishte në rrezik nëse negociatat lidhur me këmbimin e tij do të zbuloheshin publikisht.
XS
SM
MD
LG