Ndërlidhjet

SHBA: Rritja e aksioneve – solli rritje të vlerës së patundshmërive


Ilustrim

Ilustrim

Rritja e tegjeve të aksioneve dhe çmimet e patundshmërive e kanë rritur pasurinë e familjeve amerikane në lartësi rekorde në tre muajt e parë të këtij viti.

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar mbrëmë vonë se vlera e pasurive të familjeve është rritur për 1500 miliardë dollarë, në tremujorin e parë, duke arritur në 81 800 miliardë dollarë.

Janë rritur edhe sasitë në xhirollogaritë, fondet e planeve pensionale dhe kursimet pensionale.

Të dhënat e Rezervave Federale nuk janë të harmonizuara me rritjen e populaltës ose me inflacion.

Rritja e pasurisë ka shkuar kryesisht te amerikanët e pasur: afërsisht 10% e patundshmërive kanë fituar 80% të aksioneve, raporton AP nga Uashingtoni.

Prej se ka përfunduar tremujori i parë, tregjet e aksioneve dhe çmimet e shtëpive janë rritur mëtutje, duke e shtuar edhe më tepër pasurinë e pronarëve.
XS
SM
MD
LG