Ndërlidhjet

Francë: Filluan përkujtimet e zbarkimit në Normandi


Presidenti i Francës Francois Hollande duke folur në hapje të shënimit të 70 vjetorit të zbarkimit në Normandi

Presidenti i Francës Francois Hollande duke folur në hapje të shënimit të 70 vjetorit të zbarkimit në Normandi

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka hapur ceremonitë e përkujtimit me të cilat shënohet 70 vjetori i zbarkimit në Luftën e Dytë Botërore, duke i nderuar civilët dhe ushtarët, që vdiqën në ditën “që e ndyshoi botën”.

“Kjo ditë, që filloi në kaos dhe zjarr, do të përfundonte me gjakderdhje dhe lotë, lotë dhe dhembje, lotë dhe hare, në fund të 24 orëve, që e ndryshuan botën dhe përgjithmonë e shënuan Normandinë”, tha zoti Hollande, duke e përkujtuar invadimin historik në Francë, që e shpejtoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore.

Në bregdetin Omaha, sot flamujt janë ulur në gjysmë shtize, derisa veteranët amerikanë nga një divizion i këmbësorisë, qëndruan gatitu në orën 6:30 minuta, koha kur trupat e aleatëve arritën më 6 qeroshr të vitit 1944.
XS
SM
MD
LG