Ndërlidhjet

Spitali: Përmirësohet gjendja e ushtarit Bergdahl


Ushtari amerikan Bowe Berdahl para se të rrëmbehej nga talibanët
Ushtari amerikan Bowe Berdahl para se të rrëmbehej nga talibanët
Një spital ushtarak amerikan në Gjermani thotë se gjendja shëndetësore e ushtarit të Shteteve të Bashkuara, Bowe Bergdahl, tregon “shenja të përmirësimit”, disa ditë pasi është iruar nga talibanët dhe është evakuuar nga Afganistani.

Qendra ushtarake mjeksëore në Landstuhl të Gjermanisë tha se Bergdahl mbetet në gjendje shëndetësore stabile dhe se “ai gjithnjë e më tepër po angazhohet në planin për trajtimin e tij”.

Mbetet e paqartë se kur Bergdahl mund të lirohet nga spitali dhe të kthehet në Shtetet e Bashkuara.

Njëherësh, zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Mujahid, tha se Bergdahl ishte mbajtur nën “kushte të mira” gjatë afro pesë viteve derisa ishte i zënë nga talibanët në Afganistan.
XS
SM
MD
LG