Ndërlidhjet

Ukrainë: Pretendime për 15 separatistë të vrarë gjatë përleshjeve


Pamje e pjesëtarëve të forcave të Ukrainës në një postbllok në rajonin e Donjeckut
Pamje e pjesëtarëve të forcave të Ukrainës në një postbllok në rajonin e Donjeckut
Shërbimi i rojës kufitare të Ukrainës thotë se së paku 15 separatistë prorusë janë vrarë gjatë luftimeve në pjesën lindore të Ukrainës përgjatë kufirit me Rusinë.

Në njoftimin e sotëm, ky shërbim thotë se nga përleshjet e mbrëmshme afër qytetit Marinivka, 95 kilometra larg Donjeckut, janë vrarë 15 separatistë. Poashtu, thuhet se disa kamionë të shfrytëzuar nga kryengritësit, poashtu, janë shkatërruar.

Gjatë këtyre luftimeve janë plagosur pesë pjesëtarë të forcave të armatosuraa të Ukrainës.

Pas këtyre përleshjeve, qeveria e Ukrainës ka urdhëruar mbylljen e disa vendkalimeve kufitare me Rusinë.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se luftëtarët separatistë po e kalojnë kufirin nga Rusia.

Ministria e jashtme e Rusisë tha se është e “tmerruar” nga mbyllja e vendkalimeve kufitare.
XS
SM
MD
LG