Ndërlidhjet

Obama: Normandia – përkushtim i fuqishëm për liri njerëzore


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se zbarkimi në Normandi ishte “manifestim i fuqishëm i përkushtimit të Amerikës për lirinë njerëzore”, që vazhdon të jetoj në gjeneratën e re.

Ai theksoi se invadimi nga ana e 150 mijë trupave aleate doli se ishte “jo vetëm kurs i luftës, por fat i historisë njerëzore”.

Këto komente Obama i bëri në një varrezë ku janë trupat e pajetë të afro 10 mijë ushtarëve amerikanë, që u vranë gjatë invadimit më 6 qershor të vitit 1944.

Ka shpresa se ceremonitë e përkujtimit të zbarkimit në Normandi do t’i zbusin tensionet globale lidhur me krizën në Ukrainë.

Në këto ceremoni marrin pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin, dhe shefat e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë dhe Britanisë, e vendeve të tjera, dhe presidenti i zgjedhur i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Manifestimet i ka hapur presidenti i Francës, Francois Hollande.
XS
SM
MD
LG