Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga shpreh dhembjen për tragjedinë në KEK


Atifet Jahjaga, foto nga arkivi

Atifet Jahjaga, foto nga arkivi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur "dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi sot punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës".

Në një komunikatë për media, presidentja e Kosovës ka ftuar qytetarët e Kosovës që
"në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë dhe të bashkohen në lutje për fatin e punëtorëve të KEK-ut dhe shërimin e tyre të shpejtë".
XS
SM
MD
LG