Ndërlidhjet

logo-print

UNMIK: Zarif kërkon pjesëmarrje të lartë në zgjedhje


Farid Zarif

Farid Zarif

Përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Farid Zarif, gjatë takimeve të tij aktuale në Beograd, Prishtinë dhe Mitrovicë, e ka shprehur rëndësinë kritike të pjesëmarrjes maksimale për të gjitha komunitetet në mbarë Kosovën, në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë.

Mëtutje në njoftimin e UNMIKU-ut për media, zoti Zarif ka theksuar se “duhet të bëhen përpjekje intensive për të siguruar kushte për proces korrekt dhe të lirë, me respektimin dhe mbrojtjen e lirisë së zgjedhjes për secilin votues”.

Kuvendi i Kosovës i ardhshëm“do të ballafaqohet me shumë sfida të rëndësishme”, ka thënë Farid Zarif, dhe ka shtuar se shpreson dhe pret se “anëtarët do të zgjedhen nga një pjesëmarrje e gjërë dhe vota e besueshme”.
XS
SM
MD
LG