Ndërlidhjet

Putin bisedoi shkurtazi me Poroshenkon


Petro Poroshenko (majtas) dhe Vladimir Putin bisedojnë pas fotografimit të përbashkët me rastin e shënimit të 70 vjetorit të zbarkimit në Normandi

Petro Poroshenko (majtas) dhe Vladimir Putin bisedojnë pas fotografimit të përbashkët me rastin e shënimit të 70 vjetorit të zbarkimit në Normandi

Raportohet se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sot shkurtazi ka folur me presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, në margjina të ceremonive përkujtuese me rastin e 70 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi.

Më herët gjatë ditës, Putin është takuar me kancelaren gjermane, Angela Meerkel, i cili në tërësi iu kushtua krizës në Ukrainë dhe “kërkimeve për opsionet e zgjidhjes së Ukrainës”, ka njoftuar Dmitry Peskov, zëdhënës i Putinit.

Aneksimi i Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe vazhdimi i luftimeve ndërmjet forcave të qeverisë së Ukrainës dhe separatistëve prorusë, në pjesën lindore të këtij vendi, e ka krijuar konfliktin më të madh ndërmjet Rusisë dhe perëndimit prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Putin është takuar edhe me presidentin e Francës, Francois Hollande, dhe me kryeministrin britanik, David Cameron.
XS
SM
MD
LG