Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon KQZ-në


Pamje nga takimi

Pamje nga takimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot em anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas agjendës së përcaktuar një ditë më parë, bëhet e ditur nga kabineti i presidentes.

Në një komunikatë për opinion, zonja Jahjaga citohet të ketë thënë se "zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend, mbahen në kohën kur tragjedia në Korporatën Energjetike të Kosovës në Obiliq ka goditur gjithë qytetarët e vendit".

"Ajo tha se dhembja është e madhe dhe theksoi se tani vendit i duhet një solidarizim me familjet e atyre që u prekën në këtë tragjedi", thuhet në komunikatë.

Në takim është biseduar për përgatitjet që Komisioni po bën për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend, më 8 Qershor.
XS
SM
MD
LG