Ndërlidhjet

EULEX: Telegram ngushllimi për ngjarjen e Obiliqit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Në vazhdën e telegrameve ngushlluese që po dërgohen për ngjarjen tragjike në Obiliq, misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX ka shprehur "ngushllimet e sinqerta familjeve dhe të dashurve të atyre që vdiqën, dhe ndanë dhimbjen me të tjerët që u lënduan pas shpërthimit të sotëm në Obiliq".

Nga një shpërthim i shkaktuar nga bombolat e hidrogjenit në repartin e elektrolizës në termocentralin Kosova A, kanë humbur jetën 3 persona ndërsa 14 të tjerë janë lënduar.
XS
SM
MD
LG