Ndërlidhjet

Ombudspersoni: Jeta e punonjësve të KEK-ut, e pasigurt


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyra e Avokatit të Popullit, Sami Kurteshi, përmes një deklarate dërguar mediave ka konstatuar se “gjendja e infrastrukturës së Termoelektranave nuk e ofron sigurinë e nevojshme për jetën e punonjësve të KEK-ut, si dhe mungojnë masat e mjaftueshme për mbrojtjen në punë”.

Ky konstatim është bërë pasi Avokati i Popullit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kontakteve me organet kompetente të KEK-ut.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se “rasti që ka ndodhur, ka nxjerrë në pah mungesën e udhëzimeve për menaxhimin e situatave dhe komunikimin në raste krizash”.

Në vendin e ngjarjes, Avokati i Popullit ka parë se përreth hapësirës ku shtrihet termocentralet ka mbretëruar gjendje kaotike.

Avokati i Popullit ka shprehur keqardhjen e thellë për viktimat e kësaj fatkeqësie, ndërkaq të lënduarve, të cilët gjithashtu janë vizituar nga përfaqësuesit e IAP-së në Qendrën Klinike Universitare, ju uron shërim të shpejtë.
XS
SM
MD
LG