Ndërlidhjet

logo-print

Veteranë dhe liderë botëror përkujtuan Ditën D


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Qindra veteran të luftës dhe liderë botërorë kanë marrë pjesë në ngjarjen kryesore të kujtimit të 70 vjetorit të zbarikimit të forcave aleate në Normandi të Francës.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka marrë pjesë në në ceremoni që u zhvillua në një plazh në Normandi krahas liderëve të Francës, Gjermanisë, Britanisë, Kanadasë dhe Ukrainës.

Më 6 qershor 1944, ushtarët e forcave aleate zbarkuan në këtë vend duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalimit, presidenti francez, Francoise Hollande ka nderuar “kurajon e atyre burrave të rinj që erdhën nga e gjithë bota, për të mposhtur metër pas metri, plazhet dhe kodrat”…

Ai gjithashtu ka nderuar “kontributit vendosës” të ish Bashkimit Sovjetik për fitore gjatë Luftës II Botërore.
XS
SM
MD
LG