Procesi zgjedhor i së dielës duhet të jetë i ndershëm dhe i rregullt është thënë gjatë takimit që Presidentja Atifete Jahjaga ka pasur me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.
“Presidentja tha se është me rëndësi që i gjithë procesi të jetë i sigurt, që vota e qytetarëve, në çdo pjesë të territorit të vendit, të jetë e garantuar dhe e paprekshme”, shkruan në komunikatën e dërguar nga zyra e Jahjagës pas këtij takimi.
E para e shtetit të Kosovës e ka takuar edhe shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger me të cilin gjithashtu ka biseduar për zgjedhjet e 8 qershorit.
Presidentja e Kosovës Jahjaga tha se institucionet janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike.
Ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schluberger falënderoi Presidenten Jahjaga dhe theksoi se ky mision në Kosovë ka bërë përgatitjet e nevojshme për të luajtur rolin mbështetës në këto zgjedhje.