Ndërlidhjet

Sulme dhe viktima të shumta në Irak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një sulm i dyfishtë me bombë që kishte cak komuniteti minoritar etnik Shabak në Irakun verior ka vrarë katër persona dhe lënduar më shumë se 40 të tjerë.

Shërbimi irakian i Radios Evropa e Lirë raporton se sulmi ka ndodhur në fshatin Tahrawa, 400 kilometra në veri të Bagdadit.

Shabakët praktikojnë një fe që është përzierje e Islamit shia dhe besimeve lokale.

Komuniteti me rreth 30 mijë njerëz ka qenë cak i shpeshtë i ekstremistëve islamik.

Në anën tjetër, në të njejtën zonë të Irakut kanë shpërthyer luftime

Gjithashtu në veriun e Irakut kanë shpërthyer luftime në qytetin e Mosulit pasi persona të armatosur kanë bërë përpjekje për të marr në kontroll dy objekte ushtarake.

Zyrtarët thonë se sulmi është zbrapsur, mirëpo disa pjesëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë.

Në të njejtin qytet, 16 militantë raportohet se janë vrarë në luftime të ndara, së bashku me pjesëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG