Ndërlidhjet

Putin: Poroshenko ka çasjen e duhur


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se presidenti i zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko, ka çasjen e duhur për zgjidhjen e krizës në lindje të Ukrainas.

Putin dhe Poroshenko janë takuar në margjinat e shënimit të 70 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi, që shënon edhe takimin e parë të tyre prej zgjedhjeve presidenciale ukrainase të 25 majit.

Putin më pas iu ka thënë gazetarëve se gjatë takimit 15 minutësh, aid he Poroshenko kanë diskutuar mundësitë e zgjidhjes së krizës.

Poroshenko iu ka thënë ndaras gazetarëve se ai sheh “mundësi të mira” të një dialogu të sukseshëm me Rusinë.

Putin gjithashtu ka biseduar me presidentin amerikan, Barack Obama, në të njejtën ngjarje.
XS
SM
MD
LG