Ndërlidhjet

GoT, seria më e popullarizuar në histori të HBO


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Seriali fitues i çmimit “Emmy” që prodhohet nga televizioni amerikan, HBO, “Games of Thrones” e ka tejkaluar “The Sopranos” si seriali më i pëlqyer ndonjëherë.

Lajmi është njoftuar nga vet televizioni amerikan të enjten.

Epizodet në sezonin e katërt të këtij seriali kanë një mesatare prej 18.4 milionë shikuesve, duke përfshirë këtu edhe ritransmetimet, “video on demand” dhe shkarkimet në telefona.

Kjo shifër ka thyer rekordin prej 18.2 milionë shikues që u vendos në vitin 2002 nga seriali “The Sopranos”.
XS
SM
MD
LG