Ndërlidhjet

logo-print

100 viktima të vërshimeve në Afganistan


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët vendor në Afganistan kanë thënë se 100 persona janë vrarë dhe qindra të tjerë janë zhvendosur si rezultat i vërshimeve të reja në krahinën veriore të Baghlanit.

Noor Mohammad Gozar, administrator lokal në këtë krahinë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se viktimat kanë qenë banorë të qarkut të Gozar Gahe Noor.

Gozar, ka thënë se vërshimet e kanë shkatërruar rajonin duke detyruar qindra familje që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Pas disa viteve të thatësisë, Afganistani tani po goditet nga sasi të papritshme të mëdha të shiut.

Në prill dhe muajin maj, më shumë se 100 persona janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur për shkak të vërshimeve që e kanë goditur Afganistanin verior.
XS
SM
MD
LG