Ndërlidhjet

480 mijë njerëz janë larguar nga dhuna në Anbar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka thënë se numri i njerëzve që po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre si shkak i luftimeve disa mujore në krahinën irakiane të Anbarit, tani është gati 480 mijë.

Zëdhënësi i UNHCR-së, Adrian Edwards, ka në Bagdad se vlerësimet e tyre për të larguarit është më i lartë se sa shifra që po e japin zyrtarët e këtij shtetit, të cilët thonë se 434 mijë persona janë zhvendosur.

Edwards ka thënë se numri i të zhvendosurve është rritur tejamse pasi luftetarët me qëllim e shkatërruan një digë në Anbar gjatë javëve të fundit, duke e vërshuar rajonin dhe duke detyruar 72 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Kriza në Anbar ka shpërthyer në fund të muajit dhjetor kur forcat e sigurisë e shpërndan një protestë të protestuesve arabë në afërsi të kryeqytetit krahinor, Ramadi.

Luftetarët anti qeveritar menjëherë okupuan qytetin e Falluxhas dhe disa pjesë të Ramadit.

Megjithë luftimet disa mujore, granatimet dhe sulmet me raketa në disa zona të krahinës, nuk duket asnjë zgjidhje në horizont.
XS
SM
MD
LG