Ndërlidhjet

Kosova në heshtje zgjedhore


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Nesër, nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për një nga 30 subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Në mesin e 30 subjekteve politike, 18 janë parti politike, 4 koalicione, 7 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Fushata zgjedhore që zyrtarisht duhej të zgjaste vetëm 10 ditë, u ndërpre një ditë para kohe vullnetarisht nga subjektet politike si shkak i ngjarjes tragjike që ndodhi në Obiliq, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 2 persona dhe u lënduan 14 të tjerë.

Komisioni Qëndror Zgjedhor ka njoftuar se i gjithë materiali i ndjeshëm zgjedhor është i gatshëm , i cili tashmë vetëm ka filluar të shpërndahet nëpër vendvotime.
XS
SM
MD
LG