Ndërlidhjet

Konfirmohet arrestimi i një amerikani në Kore Veriore


(ILustrim)

(ILustrim)

SHBA-të e kanë konfirmuar se Korea Veriore e ka arrestuar një qytetar amerikan, i treti më radhë që mbahet në shtetin komunist.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Marie Harf, iu ka thënë gazetarëve në Vashington se ai nuk mund të konfirmojë emrin e të arrestuarit për shkak të konsideratave për privatësi.

Harf ka thënë se Vashingtoni në “mënyrë aktive tenton të lirojë të tre” amerikanët që po mbahen në këtë vend.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kore të Veriut e ka identifikuar amerikanin si turisti, Jeffrey Edward Fowle.

Agjencia ka thënë se shteti e ka arrestuar Fowle si shkak i “aktiviteteve armiqësore” dhe tani është duke e marrë në pyetje atë.

Agjencia e lajmeve japoneze, Kyodo ka raportuar më herët se ai ishte pjesë e një grupi turishtësh ndërsa është arrestuar në muajin maj pasi e kishte lënë një Bibël në hotel.
XS
SM
MD
LG