Ndërlidhjet

Biden do të takohet me liderët e Ukrainës dhe Moldavisë


Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden (Arkiv)

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden (Arkiv)

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden e ka në plan të takohet me presidentin e ri dhe kryeministrin e Ukrainës, si dhe me presidentin e Moldavisë, Nicolae Timofti.

Takimet planifikohet të mbahen gjatë qëndrimit të Biden në Kiev ku ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri ukrainas, Petro Poroshenko.

Takimi i Bidenit me Poroshenkon dhe kryeministrin Arseniy Yatsenyuk, ka temë “agjendën e qeverisë së Ukrainës për reformë demokratike, zhvillimin ekonomik dhe zgjidhjen e krizës”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Biden gjithashtu do të diskutojë “zhvillimet rajonale” me Timoftin.

Senatorët John McCain, Ron Johnson dhe Chris Murphey janë pjesëtarë të delegacionit që udhëhiqet nga Biden si dhe Përfaqësuesja amerikane, Marcy Kaptur.
XS
SM
MD
LG