Ndërlidhjet

Nxirren 50 trupa nga zona e vërshuar afgane


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e Afganistanit kanë thënë se kanë nxjerrë më shumë se 50 trupa të pajetë në një zonë të krahinës Baghlan që është goditur nga vërshimet.

Mahmood Haqmal, zëdhënës i qeverisë krahinore ka thënë se shumë njerëz ende janë të zhdukur ndërsa numri i të vdekurve mund të rritet.

Vërshimet që e kanë goditur këtë krahinë, kanë detyruar mijëra të zhvendosen.

Zyrtarë të tjerë, deri më tash kanë dhënë shifra edhe më të mëdha të viktimave si pasojë e këtyre vërshimeve.

Noftimet e deritashme thonin se numri i viktimave ka shkuar deri në 10 persona.
XS
SM
MD
LG