Ndërlidhjet

Xhihadistët e marrin peng Universitetin e Ramadit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Xhihadistët e kanë marr peng stafin dhe studentët e një kampusi universiteti në qytetin irakian të Ramadit.

Policia ka njoftuar se në këtë sulm ndaj universitetit, militantët e “Shtetit Islamit të Irakut” dhe Levantit, grupe në lidhje me Al Kaedës, janë infiltruar në universitet nga zona e afërt e Al Tashas, kanë vrarë rojet dhe e kanë shkatërruar urën që të çon te porta kryesore.

Forcat e sigurisë e kanë rrethuar kampusin universitar.

Militantët e kanë kontroll disa zona të krahinës së Anbarit, duke përfshirë qytetin e Falluxhas dhe disa zona të Ramadit, prej dhjetorit të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG