Ndërlidhjet

logo-print

Mediat britanike: Shaqiri afër marrëveshjes më Liverpool


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Mediat britanike po spekulojnë se futbollisti me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri është në bisedime për transferim në Liverpool.

Brandan Rogers thuhet se tashmë ka sjellë dy arritje të reja, ndërsa lojtarë të rinj pritet të shkojnë te klubi i të kuqëve gjatë verës, derisa Liverpool dëshiron të përgatitet mirë për sezonin e ri të Champions League.

Sipas “The Daily Star”, Liverpool është i gatshëm të ofrojë 15 milionë funta te Bayern Munich për Xherdan Shaqirin.

Mesfushori që luan për ekipin e kombëtares së Zvicrës duket të jetë i gatshëm të largohet nga Bayerni pasi dëshiron më shumë hapësirë në ekipin e parë.

Mediat britanike thonë se Rodgers do të ishte i gatshëm që t’ia jap Shaqirit hapësirën që ai e don.

Sipas mediave britanike, të cilat citojnë burime në Zvicër, një marrëveshje është afër.
XS
SM
MD
LG