Ndërlidhjet

logo-print

Putin rrit kontrollin mbi kufirin me Ukrainën


Presidenti i Rusisë (Arkiv)

Presidenti i Rusisë (Arkiv)

Shërbimi presidencial për media i Rusisë ka thënë se presidenti, Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin e Sigurisë Federale për kufi që të ndërmerr të gjitha masat e mundshme për të rritur kontrollin mbi kufirin Rusi – Ukrainë.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Urdhëri është dhënë disa orë pas betimit të presidentit të ri ukrainas, Petro Poroshenko dhe një ditë pas takimit të shkurtër dhe jo zyrtar që Putini e pati me Poroshenkon në Francë.

Gjatë qëndrimit në Francë, Putin është takuar edhe me liderë të tjerë, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë thirrje Putinit që të ndaloj përkrahjen e separatistëve në lindje të Ukrainës.

Ukraina ka thënë se tre pika kufitare të saj janë marr në kontroll nga separatistët në zonën lindore të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG