Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit e dënon sulmin ndaj Abdullahut


Abdullah Abdullah, kandidati i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan
Abdullah Abdullah, kandidati i zgjedhjeve presidenciale në Afganistan
Këshilli i Sigurimit të OKB-së e ka dënuar një atentat në tentativë ndaj kandidatit për zgjedhjet presidenciale në Afganistan, Abdullah Abdullahu.

Këshilli i Sigurimit ka kërkuar për një transfrim të rregullt të pushtetit te qeveria e re.

Abdullahu u ka shpëtuar një sulmi për vrasje e tij më 6 qershor kur dy shpërthime e kanë pasur atë për cak gjatë një tubimi parazgjedhor në Kabul.

Sulmet kanë vrarë 10 persona, përfshirë edhe tre pjesëtarë të ekipit të tij.

Këto sulme kanë ndodhur vetëm një javë para raundit të dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 qershor.

Abdullahu më vonë i tha masës në një tubim tjetër se qëllimi i sulmeve ishte për të krijuar frikë në mesin e njerëzve dhe për t’i nxitur ata që të mos votojnë.

Një deklaratë e Këshillit të Sigurimit të OKBpsë ka thënë se “asnjë akt terrorist nuk mund të kthej rrugën e Afganistanit drejt paqes, demokracisë dhe stabilitetit”, rrugë kjo që përkrahet nga populli, qeveria e vendit dhe komuniteti ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG