Ndërlidhjet

Punëtori i KEK-ut, me gjendje stabile, por të rëndë shëndetësore


Pamje nga vendi i shpërthimit në termocentral

Pamje nga vendi i shpërthimit në termocentral

Punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Tefik Bela, 29 - vjeçar, i cili është plagosur rëndë nga shpërthimi që ka ndodhur ditën e premte brenda objektit të Termocentralit “Kosova A”, vazhdon të mjekohet në Kujdesin intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shaqir Uka, mjek kujdestar në Kujdesin intensiv, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjendja e të plagosurit është stabile, por vazhdon të jetë e rëndë.

“Pacienti, tash për tash, është i fjetur me barna, është i kyçur për aparati, do të thotë, frymëmarrja është e ndihmuar prej aparatit dhe është shumë i varur prej aparaturës dhe barnave. Gjendjen e ka stabile, sa i përket parametrave që ne jemi duke i përcjellë, mirëpo, gjendja e përgjithshme e tij është e rëndë. Fatmirësisht, në bazë të analizave dhe ekzaminimeve, nuk ka ndonjë gjakderdhje të brendshme në organizëm ose ndonjë thyerje të kockave. Mirëpo, është një ndrydhje e përgjithshme e krejt trupit dhe tash po shihen pasojat e asaj ndrydhjeje në organizëm”, ka deklaruar mjeku Uka.
XS
SM
MD
LG